Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Njeriu i Bashës del hapur: Zgjedhjet më mirë t’i fitojë Rama se Berisha

Njeriu i Bashës del hapur: Zgjedhjet më mirë t’i fitojë Rama se Berisha

13:29, 21/01/2023
A+ Aa A-

Prel Deda, ish-funksionar i Partisë Demokratike, i afërt me Lulzim Bashën, në krah të të cilit është shfaqur në takimet e fundit, u shpreh nga studio e Euronews Albania se Enkelejd Alibeaj duhet të nxjerrë kandidatë me logon e PD-së në të gjitha bashkitë e vendit.

Ai nënvizoi se është më mirë që zgjedhjet lokale t’i fitojë kryeministri Rama se sa Sali Berisha.

“Alibeaj duhet të nxjerrë kandidatët e vet në të gjithë Shqipërinë. Dhe nëse nuk i nxjerr këta kandidatë në të gjithë vendin atëherë kjo është në dëm të demokratëve dhe në dëm të Shqipërisë. Është shumë më e ndershme të fitojë Rama, se Berisha.

Berisha është një i izoluar botërisht, nga e gjithë Evropa. Edhe kur ishte president dhe kryeministër ai nuk kishte një takim ndërkombëtar.

Ai është i shpallur non-grata familjarisht për minim të demnokracisë dhe korrupsion madhor dhe për privilegje të familjarëve të tij dhe të njerëzve të tij.

Kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk e kanë votuar me shumicë Sali Berishën dhe sa herë ai ka fituar ka afruar kundërshtarët e vet”, tha Deda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco