SYRI TV/ Këlliçi nis turin e takimeve: Do i japim zgjidhje çdo shqetësimi

12:46, 21/01/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i  PD-Së për kryetar bashkie në Tiranë, zhvilloi një tur takimesh me banorët e njësisë 7 në kryeqytet, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre lidhur me çmimin e ujit, transportin publik dhe kaosin e parkimit. Nga ana e tij, Këlliçi premtoi se do t’u japë zgjidhje këtyre problemeve pas zgjedhjeve të 14 majit, nëse  votëbesohet  për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit

SYRI TV

Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur takimet në terren me qytetarë, për të dëgjuar problemet e tyre lidhur për mënyrën sesi është drejtuar këto vite  kryeqyteti, teksa  ofroi platformën e tij elektorale për zgjidhjen e tyre.

Gjatë turit të takimeve në njësinë 7 në Tiranë, banorët ndanë shqetësimin për çmimin e ujit, furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm, parkimet dhe tarifat e transportit publik.

Nga ana e tij, Këlliçi u shpreh se do të dëgjojë të gjitha shqetësimet e qytetarëve të Tiranës, të cilave do t’u japë zgjidhje pas 14 majit.

Këlliçi u zgjodh nga anëtarësia e PD-së përmes procesit të primareve, ku mori votëbesimin për të qenë kandidat i opozitës për kryebashkiak përballë Erion Veliajt në zgjedhjet  lokale të 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco