Kryemadhi në 'Çim Peka LIVE': Ja provat e reja për djegësin e Tiranës

10:47, 21/01/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar prova të tjera mbi aferën e inceneratorëve. E ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, Kryemadhi solli fakte të reja që dëshmojnë se mbetjet nuk riciklohen, por groposen në landfill. Teksa ndalet në milionat e vjedhura nga kjo aferë, Kryemadhi bën me dije se ka ngritur padi ndaj kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj e zyrtareve të tjerë dhe i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë dhe të ndalë pagesat për djegësin

SYRI TV

E ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, deputetja e PL, Monika Kryemadhi foli në lidhje me provat e reja për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranës.

Pas pamjeve të publikuara pak ditë më parë, që faktonin se djegësi nuk kryente asnjë proces për të cilin paguajnë qytetarët, Kryemadhi solli të tjera pamje ku tregohet se mbetjet nuk diferencohen dhe riciklohen, por groposen në landfill, duke bërë që gropa të tejmbushet në 9 muaj, nga 30 vite që përcakton kontrata.

Kryemadhi u ndal edhe në milionat e vjedhura përmes TVSH, si dhe kompanitë që kanë bërë evazion fiskal me inceneratorët.

Kryemadhi bën me dije se ka ngritur padi ndaj kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, disa ministrave të qeverisë Rama dhe administratorëve të landfilleve, ndaj i bën thirrje SPAK-ut të veprojë.

Më herët Kryemadhi bëri thirrje të ndalen menjëherë pagesat ndaj inceneratorit, teksa paralajmëroi se do t’i shkojë deri në fund çështjes, për të bërë transparencë për veprën korruptive, siç e cilëson ajo, inceneratorin e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco