SYRI TV/ Berisha dhe Meta në Elbasan: Fitore e sigurtë për Luçiano Boçin

09:31, 21/01/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Rama që të mos guxojë të prekë logon, vulën dhe flamurin e Partisë Demokratike duke e paralajmëruar atë për përballje. Berisha u bëri thirrje demokratëve të Elbasanit të punojnë pa ndalur në mbështetje të kandidatit të opozitës Luciano Boçi dhe shprehu bindjen për fitore ne zgjedhjet e 14 majit. Në këtë takim merrte pjesë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili deklaroi se opozita e bashkuar do të triumfojë në Elbasan dhe në bashkitë kryesore të vendit.

SYRI TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Rama që të mos guxojë të prekë logon, vulën dhe flamurin e Partisë Demokratike. Gjatë kremtimit të 32-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan, pjesë e të cilit ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Sali Berisha sfidoi Edi Ramën duke e paralajmëruar atë për përballje.

Berisha u bëri thirrje demokratëve të Elbasanit të punojnë pa ndalur në mbështetje të kandidatit të opozitës, Luçiano Boçi, për të cilin shprehu vlerësimin maksimal.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi qeverinë se e ka kthyer Elbasanin në qarkun e dytë më të varfër të vendit. Meta deklaroi mbështetjen e plotë të partisë së tij për kandidaturën e Luçiano Boçit dhe shprehu bindjen për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

Nga ana e tij, kandidati i opozitës se bashkuar për Elbasanin, Luçiano Boçi bëri thirrje për lënien mënjanë të mërive në mënyrë që Elbasani t’u rikthehet qytetarëve.

Gjatë përvjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Elbasan merrnin pjesë qindra anëtarë dhe simpatizantë demokratë, drejtues dhe ish-drejtues të lartë të kësaj dege.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco