Skandali/ 'QSUT përjashtohet nga shërbimi i urgjencës kirurgjikale!'

Skandali/ 'QSUT përjashtohet nga shërbimi i urgjencës kirurgjikale!'

09:22, 21/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzon qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhim të sistemit tonë shëndetësor. Shehu thekson se Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza vazhdon të përjashtohet nga shërbimi i urgjencës kirurgjikale.

POSTIMI I PLOTE

Shëndetësia “kokëposhtë” e Rilindjes!

Nuk mjafton varfëria, mungesat…

Por dhe ajo çfarë përmban sistemi ynë shëndetësor publik vendoset “kokëposhtë”!

QSUT vazhdon të përjashtohet nga shërbimi i urgjencës kirurgjikale!

Kjo përballohet vetëm nga Spitali i Traumës dhe ai “Shefqet Ndroqi”, sipas ditëve!

Gabim fatal ky, që flet për keqmenaxhimin e sistemit shëndetësor sepse:

1-QSUT është qendra më e madhe mjekësore, universitare si për studentët, ashtu dhe për specializantët, shkencore e rrezatuese për vendin. Ta përjashtosh atë nga shërbimi i urgjencës kirurgjikale, është ta dëmtosh rëndë në këto funksione, ta dekualifikosh e ulësh rolin e saj.

2-Kështu cenohet jo vetëm cilësia e ndihmës kirurgjikale urgjente e aksesi i qytetareve për atë, por dëmtohet dhe niveli i kirurgjisë së “ftohtë”.

3-Kjo do të thotë të mbledhësh urgjencën në dy institucione të tjera, pa kapacitetet e QSUT.

4-Që kryejnë dhe aktivitete të tjera shumë të rëndësishme, Spitali i Traumës, traumën kombëtare, që po e asfikson; ai “Shefqet Ndroqi”, kirurgjinë pulmonare.

Kur do të duhej që:

a) Të tre këto spitale të jene të hapura për urgjencën kirurgjikale, duke ulur ngarkesën e secilit, stimuluar kompeticionin e zhvillimin, krijuar alternativa për pacientët.

b) Trauma, përveçse në Spitalin e Traumës, duhet përballuar edhe nga QSUT, e cila në vend që të përjashtohet nga urgjenca kirurgjikale, duhet të hapet edhe për atë.

–Të tilla vendime pa vizion, centraliste, larg konceptit të autonomisë spitalore, dëmtuese të cilësisë së mjekësise publike, jo vetëm që bëhen pengesë e zhvillimit…

–Por dhe çojnë pacientin drejt spitaleve private, duke paguar nga “xhepi”.

Ky është një nga “objektivat” e këtyre “strategjive”:

Atrofizimi i mjekësisë publike!

Dhe pastaj Rilindja flet për “mjekësi falas”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco