Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual, këshilltar i PS në Tepelenë

Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual, këshilltar i PS në Tepelenë

09:20, 20/01/2023
A+ Aa A-

Mësuesi Kleanthi Laçi i shkollës 9-vjeçare në Tepelenë, i cili u arrestua me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij të mitura, u pezullua nga detyra prej Ministrisë së Arsimit, derisa organet e drejtësisë të zbulojnë të vërtetën.

Reagimi i shpejtë i Ministrisë së Arsimit u përshëndet për rastin ne fjalë, pasi u vu theksi në mbrojtjen në radhë të parë të mirëqënies së fëmijëve.

Por, një institucion tjetër nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim: Këshilli Bashkiak i Tepelenës.

Mësohet se Laçi është anëtar i këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të qytetit dhe ndaj tij, nuk është mbajtur asnjë qëndrim apo distancim lidhur me situatën në të cilën ndodhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco