Përmbytjet, Guri: Rama është gati ta kthejë Durrësin edhe në kënetë vetëm për planet e tij financiare!

Përmbytjet, Guri: Rama është gati ta kthejë Durrësin edhe në kënetë vetëm për planet e tij financiare!

10:00, 19/01/2023
A+ Aa A-

Sekretarja Organizative e Partisë së Lirisë, Elona Guri ka denoncuar në llogarinë e saj në Facebook skandalin e përmbytjeve në Durrës për shkak të betonizimit korruptiv të këtij qyteti.

Sipas Gurit mjaftojnë vetëm disa pika uji dhe përmbytjet janë bërë tashmë të pashmangshme në Durrës.

Sekretarja Organizative e PL-së shton më tej se kryeministri Rama është dhe deputet në këtë qytet, por që ai është gati ta kthejë Durrësin edhe në kënetë vetëm për planet e tij financiare.

Guri e mbyll postimin e saj duke u shprehur se qytetarët e Durrësit detyrohen nga Rilindja të bashkëjetojnë me ndërtimet klienteliste, betonizimin korruptiv dhe prandaj 14 maji është dita e ndryshimit.

Statusi i plotë:

Durrësi sot i përmbytur me vetëm 8 minuta shi! Skandal. Mjaftojnë vetëm pak pika uji dhe përmbytjet janë bërë tashmë të pashmangshme në Durrësin e betonizuar nga korrupsioni i Rilindjes. Kryeministri Rama është dhe deputet në Durrës.

Por, Rama është gati ta kthejë Durrësin edhe në kënetë vetëm për planet e tij financiare. Qytetarët e Durrësit detyrohen nga Rilindja të bashkëjetojnë me ndërtimet klienteliste, betonizimin korruptiv dhe një administratë në Bashkinë Durrës që vetëm durrsakëve nuk i shërben.

14 Maji dita e ndryshimit të pashmangshëm për Durrësin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco