SYRI TV/ ‘Kushtetuesja i ka provat për heqjen e mandatit të Xhaçkës’

09:48, 19/01/2023
A+ Aa A-

Këtë të mërkurë Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Gjatë seancës, avokatët që përfaqësojnë PD-në, bënë me dije se Xhaçkës duhet t’i hiqet mandati i deputetes për shkak se është në konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Sipas dy avokatëve të PD-së Xhaçka ka përfituar pasuri publike.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi pas seancës në Gjykatën Kushtetuese se gjykata i ka të gjitha provat për t’i hequr mandatin deputetet Olta Xhaçka. Shehaj tha për gazetarët se është shumë e qartë që ministrja Xhaçka ka përfituar prona publike dhe gjykata duhet të marrë vendimin e duhur.

Nga ana tjetër, deputeti Oerd Bylykbashi kujtoi se Kushtetuta sanksionon me humbjen e mandatit deputetët që përfitojnë nga pasuria publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco