'Pakoja e madhe'/ Teliti: Shtresat në vështirësi marrin më pak ndihmë se djegësi i Tiranës

22:34, 18/01/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti deklaron se “Pakoja e madhe” e qeverisë është minimaliste dhe paratë po shpërdorohen nga qeveritarët.

Në 'Këndi i Pano Sokos', në Syri Tv, Teliti tha se Shqipëria ka paketën ndihmëse më të ulët në rajon.

Gjatë vitit 2023, çmimi u ushqimeve u rrit me 20% dhe kompensimi që bën qeveria është vetëm 4% dhe pjesa e tjetër do paguhet nga populli.

"Kemi 65 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe 70 mijë familje me persona me aftësi të kufizuar. Kemi në total 135 mijë familje, ku nga kjo pako ata marrin 9.9 milionë euro. Më shumë se ata do të marrin inceneratorët e Tiranës, të cilët pronarët i kanë në arrati.

Nuk mund të pranojmë që këto familje shqiptare të marrin më pak se inceneratorët që janë dhe në arrati. Është për tu kritikuar fakti që kjo pako është minimaliste edhe pse paratë janë, por nuk shkojnë aty ku duhet.

Kosova ka një buxhet sa gjysma e buxhetit tonë dhe ndërmori paketa tre herë më të larta. Edhe sipas raportit të FMN-së, ne kemi paketën ndihmëse më të ulët në rajon", u shpreh Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco