Teliti: OSHEE, çerdhe punësimi elektoral. Janë shtuar 3000 punonjës prej 2013

22:13, 18/01/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorjan Teliti ka deklaruar se OSHEE ka mbi 6 mijë të punësuar, nga 3 mijë që ishin në vitin 2013.

I ftuar në “Këndi i Pano Sokos” në Syri Tv ai është shprehur se kjo vjen nga keqmenaxhimi i qeverisë kur ndër arsyet kryesore tregon sepse tani jemi në prag zgjedhjesh dhe llogaria është ajo e votave.

“Shteti duhet të ndërhynte që të subvenciononte kompanitë shtetërore të energjitikës, pra OSHEE-në dhe KESH-in. Keqmenaxhimi tyre. Ne e dimë që OSHEE-ja është një çerdhe  punësimesh elektorale e këtu ska diskutim. E kemi lënë me 3000 të punësuar këtu e në 2013-tën ndërsa sot janë mbi 6000 dhe këto janë fakte. Se për çfarë na duhen 3000 punonjës shtesë le të pyesin ata që drejtojnë OSHEE-në sot dhe qeverinë. Ne kemi sot ujësjellsat e shqipërisë që abuzojnë me fondet  sepse ato janë konsumatorë të rëndësishëm të energjsë elektrike dhe janë borxhlinj ndaj KESH-it dhe ndaj OSHEE-së dhe nuk i japin paratë e tyre. Pse? Sepse e kanë trefishuar numrin e punonjësve të tyre sepse kanë ardhur zgjedhjet elektorale”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco