'Të shkrihet sa më shpejt'/ Eksperti i ekonomisë: Bordi i Ramës, si 'elefanti' në dyqan qelqurinash!

21:33, 18/01/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli i ftuar në “Këndin e Pano Sokos”  në Syri Tv ka deklaruar se Bordi i transparencës  është vetëm një pengesë për ekonominë e vendit.

Duke mar shkas nga vet emri, Çoçoli u shpreh se ky bord nuk është aspak transparent pasi i fsheh të gjitha abuzimet të cilat bëhen në çmime.

Sipas tij, bordi i transparencës duhet të largohet sa më shpejtë.

"Bordi në momentin e parë e dha atë pritshmërinë që e patën qytetarët, por kjo vetëm në dy-tre javët e para. Më vonë ajo është një strukturë që vetëm dëme sjell. E para, e ka emrin e transparencës dhe nuk më duket që është transparent. Në rast se flasim për çmimin e naftës, nafta ka disa element përbërës dhe bordi nuk të jep, si publik, si qytetar, të dhënat e çmimit në momentin që vjen nafta në portin e Durrësit.

Nuk të jep të dhënat e çmimit në magazinë, në shumicë që ti të dish sesi evolon ky çmim deri në çmimin përfundimtar e të kuptosh se ku mund të jetë abuzimi i mundshëm në të gjithë këto hallka.

Unë gjykoj që bordi është një strukturë që i ka ikur koha, është një strukturë atavizëm jokrenare i kohës së ekonomisë së centralizuar, më shumë dëmton se sa realisht na ndihmon. Me pak fjalë është një elefant në një dyqan qelqurinash. Sa më shpejtë të largohet  aq më pak dëme do ti sjellë ekonomisë sonë"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco