Investitor strategjik/ Shehaj: Bashkëshorti i Olta Xhaçkës e ka pranuar se është ai pas dy kompanive

20:04, 18/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Agron Shehaj i ftuar në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin, në Syri Tv, u shpreh se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha provat për t'i hequr mandatin e deputetes, ministres Olta Xhaçka teksa theksoi se minsitrja është pasuruar me pronën e shtetit.

"Ne nuk e kemi akuzuar zonjën Xhaçka se ka bërë biznes por çështja që këmi ngritur është se zonja Xhaçka është pasuruar me pronën e shtetit. 

Si? Është pasuruar nëpërmjet bashkëshortit të saj me të cilin ndan të gjitha pronat se duhet të jemi në dijeni se çdo pronë që kanë bashëshortët e kanë të përbashkët. Në këtë mënyrë është e provuar se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik. Ka përfituar të gjitha të drejtat dhe privilegjet që i jep shpallja si investitor strategjik nga kryeministri i Shqipërisë dhe shefi i saj.

Konkretisht kompania e zonjës Xhaçka ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar plazhin.

Sipas deklaratës së tij, ai ka thënë që 'unë u shpalla investor strategjik' por disa muaj më vonë ai ka krijuar një kompani tjetër ku ka vendosur si pronar kunatën e zonjës Xhaçka dhe i ka kërkuar qeverisë të shpalli kunatën si investitorë strategjik, por vetë ai ka deklaruar në intervistë që ai është pas të dyja këtyre kompanive dhe kjo është bërë për të shmangur të qënit në kushtet e paligjshmërisë .

Edhe pse janë munduar ta fshehin përfitimin duke përdorur kunatën, vetë ai, thotë se kunatën po e përdor unë, jam unë pas këtyre dy kompanive", tha ai.

Ndërsa në lidhje me vendimin që mund të merret nga Gjykata Kushtetuese, Shehaj u shpreh se çdo vendim është i mundur, por përpjekja për ta nxjerrë 'të larë' Xhaçkën do përkthehej në humbje besimi tek Gykata Kushtetuese.

"Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, absolutisht çdo vendim është i mundur por unë jam i bindur se një vendim i GJ.K që e nxjerr 'të larë Xhaçkën' nga një aferë e tillë korruptive do cënonte besueshmërinë te Gjykata Kushtetuese", u shpreh Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco