Brisida Shehaj: Klodian Zoto i dha 2 milionë euro Eva Blushit. Paratë e inceneratorëve janë në Maltë!

19:12, 18/01/2023
A+ Aa A-

Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj në një lidhje me skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, ka deklaruar se bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi ka përfituar 2 milionë euro nga kompania e Klodian Zotos.

Shehaj është shprehur se ITS-ja, kompania e Klodian Zotos, ka paguar kompani në Maltë dhe kjo është bërë në emër të Mirel Mërtirit, duke pasur edhe përfitime personale miliona euro.

“Eva Blushi ka marrë 2 milion euro. E ka faktuar zoti Malltezi me dokumenta noteriale dhe nuk është vetem Intergrated Energy BVSPV që ka paguar atë kompaninë që ka pasur Eva Blushi më Klodian Zoton dikur dhe Mirel Mërtirin. Në libra të mundshëm të ITS-së, në librat e furnitorëve gjenden fatura, që edhe ITS-ja, kompania e Klodian Zotos, ka çuar para në Bullgari.

Paratë janë në Maltë, janë çuar nga Shqipëria me kompani të hapur në emër të Mirel Mërtirit e cila deklaron që ka edhe përfitime 1 milion euro personal divident zotëria nga ajo kompani. Janë transaksionet aty se si është paguar nga inceneratori i Tiranës kompania e Maltës”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco