Inceneratorët/ Malltezi: Rama mashtroi Parlamentin nën betim. Prokuroria duhet të hapte çështje penale!

18:55, 18/01/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi akuzon Edi Ramën se mashtroi Kuvendin nën betim, për incenetarorët. 

Kreu i qeverisë ka mbrojtur impiantet si gjëja e duhur për pastrimin e mbetjeve në vend, duke pretenduar se atje do të bëhej riciklim, diferencim e djegie, kur në fakt, sipas provave të reja, bëhet vetëm groposje me dhe.  

Task Force, Malltezi thotë se Prokuroria duhet të nisë hetim ndaj kryeministrit. 

"Për fat të keq prokuroria është kthyer në një zar gjuetie i qeverisë së Edi Ramës dhe kukullave të Soros dhe do të veprojë me regji, kur t'i thotë Edi Rama spake. Kanë kapur ministrin Koka për fatura fiktive. Fatura fiktive ka bërë Ben Blushi me vlerë 2 mln euro sikur po paguante Top Channel dhe Blushin nuk e kapin. Kanë kapur Alqi Bllakon dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë për zërin kadastral të tokës. Zëri Kadastral i tokës është një aferë 300 mijë euro. Pse kjo qenka afera e inceneratorëve? Janë hiç asgjë, një aferë më pak se 300 mijë euro, më pak se 0.01% e aferës së inceneratorëve. SPAK është marrë vetëm me fatura fiktive dhe zërin kadastral të tokës. Nuk ka guxuar të merret me megaaferën e inceneratorëve. Nuk pati tender ndërkombëtar sipas ligjit, është dhunuar MSA që të merrnin pjesë edhe kompani europiane, është dhunuar vendimi i APP. Pushteti qendror nuk ka asnjë tagër për mbetjet. Kush ia dha garancinë Lefter Kokës që firmosi se ndonëse ke zero lekë në buxhet do të t'i japim ne paratë? Të gjitha këto bien te koka e Edi Ramës. Filmimet e PL na treguan se Edi Rama ka mashtruar parlamentin nën betim. Edhe Edi Rama, edhe Erion Veliaj. Rama ka mashtruar Parlamentin nën betim. Gënjeshtra nën betim është vepër penale, prokuroria duhet të kishte hapur çështje penale", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco