Danaj: Inceneratorët do 'hanë' mbi 1 miliardë euro, qeveria po vjedh popullin çdo ditë

18:46, 18/01/2023
A+ Aa A-

Ekspert i ekonomisë Vjoldi Danaj ka treguar ne SYRI TV se shifra prej 400 milionë lekë e investuar për inceneratorët është thjeshtë një propagandë pasi sipas tij është kaluar shifra 1 miliard euro, e ndërkohë nuk është ende në funksion.

I ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në SYRI TV, Danaj ai është shprehur se  edhe pse çështja e inceneratorëve ka rreth dy vitë që është e denoncuar, prokuroria e mbron me justifikimin se është çështje e vështirë, teksa thekson se kjo qeveri po e shkatërron këtë vend dhe pasojat do të jenë në breza.

“Kjo është një vjedhje masive si të gjitha vjedhjet e tjera gjatë gjithë këtyre viteve, qoftë rrugërt që po bëhen, qoftë konçensionet apo sterilizimet. Deri më sot është folur për 400 e disa milionë, por këtu unë jam i bindur që kjo e kalon shifrën e 1 miliard euro sepse me këtë rrugë që po bën e po vazhdohet ti jepet akoma inceneratorit të Tiranës pagesë pa bërë asnjë lloj investimi, pa bërë asnjë lloj incenerimi do të thotë që qytetarët shqiptarë çdo ditë janë të vjedhur minimalisht 29 euro për person. 

Problemi është se u bë 2 vjet që po denoncohen inceneratorët dhe askush nuk po mer iniciative e vazhdon prokuroria thua është e vështirë  e ndërkohë po gjejmë para nën dyshek të personave që janë të lidhur, dikujt ia gjen pastruesja, dikush tjetër po bën pushimët në vende luksoze dhe nga ana tjetër kemi kryeministrin nga ana tjetër që thotë ‘ato para do të paguhen sepse po marrim një shërbim’.

Po çfarë shërbimi po merr zotëria kur plehrat as nuk po riciklohen, as nuk po digjen por thjeshtë po groposen e po dëmtohet dhe shënteti i qytetarëve shqiptarë?! Po vjedhin e po shkatërrojnë e kjo kosto është e shumfishtë që do të vazhdojnë edhe  në të gjithë brezat që do të vijnë më vonë', tha Violdi Danaj ne SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco