Faktet e reja për inceneratorët/ Eksperti i ekonomisë: SPAK nuk vepron se e ka njërin sy nga qeveria

18:14, 18/01/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi deklaron se SPAK ka të gjithë hapësirën për të thelluar hetimet për inceneratorët, pas daljes së fakteve të reja të vjedhjes, dhe të cconte para drejtësisë përgjegjësit. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Preçi tha se SPAK nuk vepron pasi e ka njërin sy nga qeveria.

"Vazhdimi i pagesës prej miliona euro për një shërebim që nuk është3 krtyer, kur mund të bëhej një përllogaritje për koston e transportit, depozitimin dhe inkapsulimi, atë 29 euro mund ta ndash në disa pjesë për të gjitha shërbimet dhe fare mirë mund të përdoreshin pagesat e kryera si parapagim për periudhat e ardhshme. Por vazhdimi me stoicizëm dhe arrogancë i pagesës tregon se presionet e lobeve të biznesit, interesat korruptive që qëndrojnë pas kësaj afere të konfirmuar, janë shumë më të mëdha nga çfarë duken në vështrim të parë. Mbrojtja që i bëhet nga kryeministri dhe të tjerë të një shërbimi që nuk ekziston, të një vepre publike që nuk ekziston, që parashikimet për prodhimin e energjisë elektrike qoftë te i Elbasanit, i Fierit, i Tiranës kanë qenë që do të kontribuonte për të ulur kostot. 

Fakt është që SPAK po ecën shumë avash, duke patur një sy nga qeveria. SPAK ka të gjithë hapësirën për të thelluar hetimet e nisura në proces, që t'i bashkojë në një të vetme të treja hetimet për inceneratorët dhe për të çuar para drejtësisë personat që i kanë shkaktuar dëm buxhetit", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco