VIDEO/ Meta: Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luçiano Boçi do sjellin ndryshimin për qytetarët

VIDEO/ Meta: Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luçiano Boçi do sjellin ndryshimin për qytetarët

17:16, 14/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se kandidatët e opozitës, Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luçiano Boçi do fitojnë në 14 maj. 

Meta ka postuar një video në rrjetet sociale nga intervista te Çim Peka Live, ku thekson se Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë tre bashkitë më të rëndësishme të vendit dhe qytetarët do të prekin ndryshimin me drejtuesit e rinj. 

Meta i vlerësoi kandidatët si qytetarë modelë dhe të përkushtuar për t'u shërbyer qytetarëve. 

Postimi
Qytetarët kërkojnë figura të reja? Ja ku janë, për tre bashkitë më të rëndësishme të vendit, Belind Këlliçi për Tiranën, Igli Cara për Durrësin dhe Luçiano Boçi për Elbasanin. Janë tre figura të reja, gati për të sjellë ndryshimin, qytetarë model me përkushtimin e jashtëzakonshëm për t'ju shërbyer qytetarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco