Tedi Blushi: Veliaj e ka kthyer Astirin si një ‘zonë luftë’, rrugët një katrahurë urbane

Tedi Blushi: Veliaj e ka kthyer Astirin si një ‘zonë luftë’, rrugët një katrahurë urbane

16:50, 14/01/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet sociale për gjendjen katastrofike që ndodhen rrugët e lagjeve në Astir, një nga zonat më të populluara të kryeqytetit.

Blushi e ka cilësuar si një katrahurë urbane që Erion Veliaj pati 8 vite kohë për ta transformuar, por nuk e bëri.

Situata në këtë zonë është denoncuar shumë raste në media pasi është kthyer një shqetësim të madh për banorët që jetojnë aty, rrugët në disa lagje janë bërë të pakalueshme nga mjetet.

Postimi Blushit:

Sot në zonën e Astirit, në rrugët "Azem Meshi" dhe "Joklin Persi".

Kjo është Tirana në realitet!

Një katrahurë urbane që Erion Veliaj pati 8 vite kohë për ta transformuar, por nuk e bëri.

As një makinë zhavor nuk hodhi për të mbushur gropat në këto rrugë ku në ditë me shi duhet çizme për të kaluar.

Ku shkojnë 350 milion euro të buxhetit të Bashkisë Tiranë?

Ndaj 14 Maji është dita për të ndëshkuar me votë premtimet e pambajtura dhe mashtrimet elektorale!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco