VIDEO SYRI TV/ Bardh Spahia: Të mos harrojmë. Shqipëria përballet sot me forma të reja të regjimit!

16:27, 14/01/2023
A+ Aa A-

Shkodra përkujtoi sot demonstratat e 14 janarit 1991 kundër regjimit komunist në kryeqendrën e veriut. 

Në qytetin e Shkodrës u zhvillua një ceremoni përkujtimore për këtë ditë që shënoi demonstratën e parë anti-komuniste në vend 33 vite më parë. 

Kryebashkiaku Bardh Spahia shprehu mirënjohje për djemtë dhe vajzat që guxuan dhe sfiduan regjimin barbar duke u ngritur për lirinë e tyre. 

Ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia thekson se nuk duhet të harrojmë të shkuarën, ndërsa shtoi se Shqipëria përballet sot me forma të reja të regjimit. 

Postimi
14 JANARI 1990 është një datë e shënuar për Shkodrën dhe Shqipërinë! 
Përkujtuam 33- vjetorin e të parës demostratë antikomuniste në Shqipëri, që nisi nga Shkodra, qyteti i cili në asnjë rrethanë dhe kohë nuk u pajtua me të keqen. Mirënjohje dhe nderim për të gjithë djemtë dhe vajzat që atë ditë ishin aty dhe guxuan të sfidojnë një nga regjimet më barbare. Guximi dhe besimi që kishin brenda tyre qytetarët e Shkodrës ishte më i fortë se çdo gjë tjetër dhe për të tilla ideale e vendosmëri kemi nevojë edhe sot.

Shqipëria gjendet ende në udhëkryqe dhe po përballet me forma të reja të regjimit, që vijnë të kamufluara nga bijtë dhe pasardhësit e bllokut. Është detyra jonë të mos harrojmë të shkuarën dhe të punojmë për të mos rrezikuar të ardhmen. Shembulli i lëvizjeve të para demokratike në Shqipëri është modeli më i mirë që brezi i ri duhet ta ketë udhërrëfyes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco