SYRI TV/ PD Elbasan denoncon skandalin, Madhi: Bashkia po fsheh paketën fiskale

12:57, 14/01/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Elbasanit mban të fshehtë për qytetarët dhe biznesin paketën fiskale të vitit 2023. Denoncimi u bë nga dega lokale e Partisë Demokratike në Elbasan, ku zyrtarë të saj u shprehën se bashkia po mban të fshehtë ndryshimet fiskale të taksave dhe tarifave vendore.

Nga SYRI TV

Dega lokale  e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar bashkinë e këtij qyteti, për mungesë transparence në lidhje me paketën fiskale të taksave dhe tarifave vendore.

Sipas anëtares së Kryesisë së degës së PD në Elbasan, Doris Madhi, bashkia po mban të fshehtë ndryshimet në paketën fiskale, duke krijuar konfuzion për bizneset dhe qytetarët të cilët do të duhet të programojnë buxhetet për pagesat e këtyre tarifave.

Sipas demokratëve të Elbasanit, bashkia po shkel ligjin për informimin dhe konsultimin e dokumenteve publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco