Berisha: Pakoja e qeverisë, pilulë elektroale

Berisha: Pakoja e qeverisë, pilulë elektroale

13:13, 30/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi “Pakon e Madhe” të njoftuar nga kryeministri Edi Rama në ndihmë të 1 milionë shqiptarëve. Kryetari i PD-së tha se kjo paketë ndihme është thjesht një pilulë elektorale. Sipas tij, ajo ka një efekt minimal.

“Është thjesht një pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal, krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistët dhe ata që janë me rroga të ulëta. Thjesht të paktën të kishte mëshirën dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13 dhe të jepte një pension, pensionin e 13 të cilat kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Këtë nuk e bën se vjedhin, se nuk e lë vjedhja. KLSH ka gjetur se në 9 muaj janë vjedhur 122 miliardë lekë. E di çdo të thotë kjo? Me këtë që thotë ky nuk është as 1 e 15 e vjedhjes”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh se shteti është shpartalluar pasi gjysma e ushtarëve dhe 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen.

“Gjysma e ushtarëve shqiptarë kanë depozituar dorëheqjen. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, kjo është e vërteta. Ky shtet nuk është, ky është një shpartallim”, shtoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco