Ish-polici serb, Dejan Pantiç, i cili akuzohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore, është liruar në arrest shtëpiak.
Arrestimi i tij provokoi vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës. Aktualisht janë 13 barrikada të vendosura në pika të ndryshme.
Lajmin e lirimit të Pantiç e ka konfirmuar edhe avokati i tij. Kurse i biri tha se meritat për lirimin e tij i ka presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Ndërsa gruaja e tij, Suzana, tha për mediat serbe se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e kishte telefonuar i pari për t’i dhënë lajmin e lirimit.
“I jam mirënjohëse presidentit Vuçiç, i cili bëri gjithçka që Dejani të lirohet dhe që ishte i pari që më telefonoi për të më dhënë lajmin dhe për të më pyetur se si ndjehem”, tha Suzana, e cila shtoi se kjo është dita më e lumtur në jetën e saj.
© SYRI.net