Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Erl Murati: Drejtësinë s’e shkatërroi Kim, por Rama! Jemi ndër vendet më të korruptuara në Europë

Erl Murati: Drejtësinë s’e shkatërroi Kim, por Rama! Jemi ndër vendet më të korruptuara në Europë

18:29, 15/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim lidhur me SPAK-un.

Erl Murati u shpreh se e keqja drejtësisë shqiptare nuk i ka ardhur nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, por nga qeveria.

“Sa i përket Reformës në Drejtësi, më pëlqen që ambasadorja ka ndryshuar pozitivisht sepse ka qenë një mbështetëse e flaktë dhe ka thënë se reforma është sukses i plotë.

Besoj se qëndrimi amerikan, e ka kuptuar dhe Rama, është investim amerikan, financim i taksapaguesve amerikanë. Sa i përket Reformës në Drejtësi nuk mendoj se Kim ka qenë kundër-produktive për Shqipërinë.

Mendoj se ka qenë produktive, nuk besoj se e keqja demokracisë dhe drejtësisë shqiptare i vjen nga ambasadorët amerikanë, por besoj se vjen nga klasa politike, sepse jo më kot jemi nga vendet më të korruptuara në Europë."-tha Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco