Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEO-SYRI TV/ Zgjedhjet lokale, kandidatët e opozitës: Kundërshtari nuk bazohet të vota e lirë

18:01, 15/12/2022
A+ Aa A-

Kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore deklaruan se në 14 qytetarët do të kenë një model tjetër qeverisës. Në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, kandidatët akuzuan mazhorancën socialiste se po tenton tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, si dhe iu bën apel qytetarëve dhe demokratëve që të bëhen bashkë në këtë betejë.

Nga SYRI TV

Në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha e mbajtën fjalën disa nga kandidatët për kryetar bashkie të opozitës për zgjedhjet vendore.

Bardh Spahia, Belind Këlliçi dhe Ledina Alolli akuzuan mazhorancën socialiste se po tenton të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve, si dhe iu bën thirrje qytetarëve dhe demokratëve që të bëhen bashkë në këtë betejë me qeverinë socialiste.

Kandidatët e ardhur nga radhët e Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi dhe Suzana Topi u shprehën të bindur se në 14 maj qytetarët do të kenë një tjetër model qeverisës.

Në 11 dhjetor u mbyll procesi I primareve në Partinë Demokratike, ku anëtarët dhe simpatizantët e PD-së zgjodhën kandidatët e tyre për zgjedhjet e 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco