Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

SYRI TV/ Kujtohet 14 Dhjetori 1990 në Elbasan, Boçi: Demokratët do të fitojnë të bashkuar

14:54, 15/12/2022
A+ Aa A-

Kujtohet në Elbasan demonstrata anti-komuniste e 14 dhjetorit 1990. Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie, Luçiano Boçi, u shpreh se pas fitores në 14 maj, kësaj date do t`i rikthehet vëmendja e duhur. Boçi deklaroi se për zgjedhjet lokale demokratët do fitojnë të bashkuar.

Nga SYRI TV

Kandidati për kryetar i bashkisë së Elbasanit nga Partia Demokratike, Luçiano Boçi, zhvilloi një takim me ish-studentë dhe intelektualë të lëvizjes së 14 dhjetorit 1990, të cilët morën pjesë në demonstratën e parë antikomuniste në Elbasan.

Luçiano Boçi deklaroi gjatë fjalës së tij se në zgjedhjet e 14 majit, Partia Demokratike do të fitojë e bashkuar, bashkinë e Elbasanit, duke lënë mënjanë hatërmbetjet apo përçarjet për t`i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm këtij qyteti.

Duke folur për revoltën e 32 viteve më parë, Luçiano Boçi deklaroi se si kryetar bashkie, vendimin e parë në Këshillin Bashkiak do të propozojë nderimin e kësaj date.

Në takim folën edhe kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Blendi Himçi, si dhe intelektualë të tjerë të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco