Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u prit nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Konjufca: Aplikimi i Kosovës për në BE  ngjarje historike

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u prit nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Konjufca: Aplikimi i Kosovës për në BE ngjarje historike

09:35, 15/12/2022
A+ Aa A-

Në vijim të qëndrimit në Prishtinë, delegacioni i Bordit Drejtues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), u prit në një takim pune nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Z. Glauk Konjufca.

Gjatë këtij takimi mjaft të frytshëm, u shkëmbyën informacione dhe sugjerime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe në rajon. Forcimi i bashkëpunimit në funksion të avancimit të përmbushjes së objektivave eurointegruese të vendeve tona dhe kombit Shqiptar ishte në fokus të këtij takimi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerësoi kredencialet demokratike të Republikës së Kosovës, si një shembull për të gjithë rajonin. Në këtë kontekst, u vlerësua si një ngjarje sa historike, aq edhe e argumentuar e plotësisht e mbështetur në arritjet e standarteve të kërkuara evropiane nga ana e Republikës së Kosovës, aplikimi i Kosovës sot për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Anëtarët e KASH dhe Kryetari i Kuvendit Konjufca theksuan rëndësinë e përqëndrimit të gjitha përpjekjeve në drejtim të negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkundër përpjekjeve te Beogradit, edhe nëpërmjet veglave të tij në Veriun e Kosovës, për të përshkallëzuar artificialisht tensionet, me qëllim bllokimin e negociatave për normalizimin dhe njohjen reciproke të dy vendeve, që do të shërbenin për forcimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë e zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco