Kraja: Ahmetaj bashkë-ariktekt i vjedhjes së votave

Kraja: Ahmetaj bashkë-ariktekt i vjedhjes së votave

13:10, 14/12/2022
A+ Aa A-

Një tregues i fortë i korrupsionit në nivele të larta të qeverisë, që ka tronditur jo pak opinionin publik jane faturat e ish ministrit Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto janë bashkëpuntor dhe kjo vërehet nga disa emaile që shtetasi në kërkim Klodian Zoto, i ka kërkuar hoteleve me 5 yje, rezervime për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëshorten e tij, Erjola Hoxha.

Prova e parë është një e-mail ku hoteli luksoz në Vjenë “ka konfirmuar" pagesën e Klodian Zotos në vitin 2013 për qëndrimin e Arben Ahmetajt. Bashkangjitur provave, është dhe karta e kreditit e shtetasit Klodian Zoto.

“I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më gjatë për këtë skandal të radhës, ishte Akil Kraja, Drejtor i Kabinetit të Partisë Demokratike.

Kraja u shpreh se Ahmetaj është bashkë-aritekt i vjedhjes së votave, bashkë-arkitekt i kapjes së shtetit në shërbim të partisë-shtet.

“Jemi në një kontekst ku me sa duket ka një luftë të qartë për kryesinë e ashpër të SPAK-ut dhe gazetari që ka denoncuar hotelet luksoze të Arben Ahmetaj të financuara nga Klodian Zoto nuk e ka bërë drejt për së drejti për rastin. E ka bërë duke denoncuar dhe akuzuar prokurorët që nuk e kanë hetuar këtë rast, pra është edhe më rëndë është dyfish.

Prokurorët ku kishim besim kishin informacion por regjimi i paprekshmërisë që është ndërtuar e ka mbrojtur dhe kjo nuk bëhet thjeshtë më urdhër të ministrit por me urdhra të Kryeministrisë të një klani mafioz. Pra konteksti është shumë kompleks, ose kemi të bëjmë me situatat ku po bëhen thjeshtë gjoba të vogla për të thënë: shiko se un mund të godas kryeprokurorin, prokurorin, në mënyrë qe ta marrim drejtuesit e SPAK ose është thjeshtë rikalibrim.

Arben Ahmetaj është ministër i ndërtimit , janë shpenzuar 200 milionë euro për rindërtimet vetëm gjatë fushatës së 5 Prillit, ai është bashkë-ariktekt i vjedhjes së votave, bashkë - arkitekt i kapjes së shtetit në shërbim të partisë-shtet” u shpreh Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco