Tensionet në veri të Kosovës, Muja: Beogradi furnizohet me armë nga Kina! Të zhdukim ndikimin rus në Ballkan

22:01, 13/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Kosovës, Armend Muja, komentoi për emisionin 'A Show' në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës dhe kërcënimet e Beogradit. Armend Muja tha se në veri ligji mbizotëron më pak se në zona të tjera të Kosovës.

Deputeti deklaroi më tej se kriminelët mbeten kriminelë ndërsa shtoi se ndodhen në një proces të shpejtë të demokratizimit të shoqërisë. Sipas tij Kosova ka të njëjtin qëndrim me SHBA-të ndërsa shtoi se Beogradi po furnizohet me armë kinezë dhe politika e saj i përngjan asaj ruse.

"Sot teksa flasim s'mund të jap shumë deklarata e të zbuloj detaje pasi dekalratat bombastike nuk i shërbejnë Kosovës.

Në veri ka më pak ligj se në pjesë të tjera të Kosovës po asnjëherë nuk ka pasur më shumë ligj në veri të vendit se sa sot. Policia e Kosovës kontrollon kufijtë dhe është e pozicionuar në të gjitha qytetet.

SHBA-të dhe Kosovë kanë një përafrim në të gjitha aspektet e politikës së jashtme. Aspiratat tona për Ballkanin, për Kosovën me SHBA-të janë të njëjta për një Kosovë demokratike dhe një shteg të shpejtë të integrimit evropian.

Duam më pak Rusi dhe Kinë në Ballkan. Pala tjetër, ka militarizim, investime masive në ushtri, blerje të armëve kineze dhe në përputhje ose harmonizim me politikën e jashtme ruse.”-tha Muja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ich 13/12/2022 23:03

Beligradi ka fabrikë të veten armatimi..... shkiet eksportojnë armë në krejt botën prandaj Kina është irelevante

Shto koment

Denonco