Strasburgu rrëzoi Vettingun, Vasili: Dështim, proces me dy standarde

19:53, 13/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv goditjen e Strasburgut ndaj vettingut lidhur me rastin e ish-prokurores Antoneta Sevdari që fitoi procesin gjyqësor me qeverinë.

Petrit Vasili deklaroi se procesi i vettingut ka qenë një proces shumë i debatuar ndërsa shtoi se ka pasur një debat shumë të madh lidhur me kushtetueshmërinë e tij. Sakaq, Vasili tha se vettingu është me dy standarde.

"Shumë e qartë që ky proces është i dështuar. Vettingu me dy standarde që kohë më parë. Mbi 60 për qind e qytetarëve nuk besojë tek vettingu. Eksponentë të PS kanë akuzuar vettingun për dy standarde. Strasburgu na thotë se këto vendime që duhet të jenë solide, del një proces i bërë pis.

Si ndodh kjo? Si mund të besohet ky vetting? Venecia e ka thënë, ka pasur rezerva të mëdha, e ka quajtur si një proces që mund të krijojë mosbesime dhe probleme në sistem.

Kanë thënë për kujdes të madh. Për shkak të elementëve delikatë vettingu nuk u këshillua të bëhej as në Maqedoninë e Veriut dhe as në Kosovë."-tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco