‘Fushën Tomkës ia mori Erioni, jo gjermoni’/ Këlliçi: Tirana po tejmbushet nga ndërtimet pa kriter

‘Fushën Tomkës ia mori Erioni, jo gjermoni’/ Këlliçi: Tirana po tejmbushet nga ndërtimet pa kriter

17:12, 13/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti dhe fituesi i Primareve në Partinë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas ndërtimeve pa kriter nga Veliaj.

Ndërtimet sipas Këlliçit nuk plotësojnë asnjë normë dhe standart të jetesës, të vetmit që futen nëpër rrugicat e ngushta të pallateve janë betonieret.

Tirana është bërë e pajetushme pasi më lehtë mund të kapërcesh nga pallati në pallat se sa të gjesh një hapsirë parkimi.

Postimi i Këlliçit:                           

Tirana që shohim çdo ditë, ku hyn betonierja por jo zjarrfikësja dhe autoambulanca.

Tirana brenda lagjeve, ku më lehtë mund të kapërcesh nga një pallat në tjetrin sesa të gjesh një hapësirë parkimi.

Tirana e 1001 depozitave të ujit.

Fushën Tomkës ia mori Erioni, jo gjermoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco