VIDEO SYRI TV/ FMN alarm për PPP: Rrezik i lartë për ekonominë shqiptare, duhet urgjent transparencë

14:58, 13/12/2022
A+ Aa A-

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur alarmin mbi investimet me Partneritet Publik Privat, ku thekson se qeveria shqiptare ka dhënë aq shumë, sa nuk arrin t’i kontrollojë, madje janë të hartuara keq duke ngritur dyshime. Por pavarësisht rrezikut që evidenton FMN, kryeministri Edi Rama i sheh këto kontrata efikase, madje gjatë prezatimit të projektit të ri të Durrësit, ka thënë se do të vijojnë PPP 

Syri tv

Kontartatat koncesionare paraqesin  rrezik të lartë në ekonomninë shqipatre. Është ky paralajmërimi I Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Klasifikimi i PPP-ve me nivelin më të lartë të rrezikut për ndikimin në buxhet u bë në Deklaratën e Bordit të Drejtorëve të FMN pas vizitës së stafit teknik të këtij Fondi në Tiranë ku theksohet se Qeveria shqiptare ka dhënë aq shuma kontrata PPP, të cilat nuk ka aftësi t’i kontrollojë.

“Projektet e keq-hartuara të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe të bëhen shkak për të krijuar detyrime të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit”

Por ndërsa FMN jep alarmin e kuq për këto kontrtata, një ditë më parë vetë kryeminsuitri Edi Rama gjatë prezantimit të prjektit të ri të portit të Durrësit, vazhdon të shohi këto investime me PPP efikase dhe lajmëroi se do të vijojnë.  FMN citon se vetë Ministria e Financave në raportin e përvitshëm të koncesioneve, raportoi se situata kishte dalë nga kontrolli dhe për shumicën e kontratave nuk kishte informacion. Edhe për kontratat që u raportua informacion, ai ishte shumë i cunguar dhe nuk tregoi në asnjë rast se si po ecën zbatimi i tyre.

“Asnjë ndryshim domethënës nuk është bërë në kuadrin ligjor mbi PPP-të. Këto kontrata ishin sa 40 për qind të prodhimin e brendhëm Bruton ë 2022, por vlerat e projekteve ekzistuese dhe atyre në proces, vazhdojnë të hartohen jashtë procesit buxhetor ‘’

Gjitahshtu Fondi Monetar Ndërkombëtar i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të publikojnë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetin. Ajo I sugjeron qeverisë se duhet të minimizojë ndryshimin e buxhetit me akt normative, në mënyrë që të ruajë besueshmërinë fiskale. FMN I kërkon dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ente të tjera audituese, të ushtrojnë inspektime mbi përdorimin e fondeve të tërmetit dhe bërjen transparente të raporteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco