Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e nëntë para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Pozhari: Serbia provokon vazhdimisht! Kurti mos të sillet si kryeministër vetëm i atyre që e kanë votuar

21:30, 12/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Xhevdet Pozhari komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës dhe veprimet e qeverisë së Albin Kurtit. Xhevdet Pozhari tha se tensionet në veri të Kosovës vijnë si pasojë e një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2017. Ai shtoi se Albin Kurti nuk duhet të sillet si kryeministër vetëm i atyre të cilët e kanë votuar.

"Beogradi po provokon vetëekzistencën tonë si shqiptarë. Gjithmonë ka pasur provokime nga Serbia. Duhet të gjenden kompromise.

Ai ka përgjegjësi edhe për ata që s’e kanë votuar. U tha më parë se ka hyrë në mal pa sakicë në gjuhën tonë popullore.

Do duhej të ishte sakica e asaj që e kanë lënë qeveritë e mëparshme. Në raport me Serbinë, bashkarisht duhet të ndërveprojnë të gjitha partitë.”-tha Pozhari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco