SYRI TV/ Padia e Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, Vasili: U faktuan akuzat për shkelje ligjore

14:12, 09/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Rrethit Tiranë ka pranuar ankimin e Partisë së Lirisë dhe rrëzoi prokurorinë e cila pak kohë me parë vendosi pushimin e hetimeve lidhur me kallzimin e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve. Këtë e bëri me dije nënkryetari Petrit Vasili, i cili theksoi se gjykata faktoi shkeljet skandaloze të prokurorisë. Ndërkohë avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj i bëri thirrje organit të akuzës të rifillojë menjëherë hetimet.

Nga SYRI TV

Pak kohë pasi Prokuroria vendosi mosfillim të hetimeve për kallëzimin e bërë nga Ilir Meta për çështjen e Autoritetit të Dosjeve, Gjykata e Rrethit Tiranë pranoi animimin e  Partisë së Lirisë dhe rrëzoi organin e akuzës. Në një konferencë për mediet, nënkryetari Petrit Vasili deklaroi se ky vendim vërteton akuzat e bëra publike nga PL.

Sipas Vasilit,  ky moment duhet të shërbejë si mësim për drejtësinë në vend, që të zbatojë ligjin dhe jo t’i shërbejë interesave politike.

Ndërkohë Genc Gjokutaj,  avokati i  kreut të PL, Ilir Metës, deklaroi se gjykata e detyron prokurorinë që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje.

Avokati i bëri thirrje prokurorisë që të marrë në pyetje shtetasin F.T  dhe të bëjë një hetim të paanshëm dhe objektiv.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco