Goci: Denigrim! Mediat e qeverisë justifikuan grushtin e Ramës ndaj Berishës

21:47, 06/12/2022
A+ Aa A-

Aktivisti Ervin Goci, komentoi në emisionin 'A Show' me Adi Krastën sulmin e sotëm ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha nga pikëpamja e raportimit të lajmit në media.

Ervin Goci e komentoi trajtimin e ngjarjes nga shumica e mediave si një mungesë të elementëve kryesorë të gazetarisë, fabrikuar në piarin e institucioneve të shtetit.

Goci theksoi ndër të tjera, që sot nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe përpjekja e mediave të qeverisë,  për ta portretizuar sulmin si diçka të zakonshme duke u përpjekur për të zhveshur dhe kreun e PD-së nga çdo lloj atributi.

“Problem kryesor është që ikin elementët editorialë profesionale të gazetarisë dhe ne për fat të keq jemi duke komentuar, fraza, koka lajmi, që fabrikohen në piarin e institucioneve të shtetit, ata e portretizojnë ngjarjen si të duan duke e trajtuar atë sikur Berisha shkoi atje për tu rrahur me ndonjërin.

E trajtojnë grushtin sikur duan të përhapin terrorin, nuk është thjeshtë çështje grushti, por është fakti se kush u sulmua, në cilat pozita ishte, ça po bënte ai.

Ishte në ushtrim të detyrës dhe këto duan ta denigrojnë si një rrugaç që shkon kot vërdallë... si një njeri pa integritet, duan ta portretizojnë kështu për ta çveshur komplet nga çdo lloj atributi.

Nga Rama, kam degjuar frazën si 'opozita rrugore', por kur ti thua opozita rrugore... do thotë që është ajo që është opozitë zyrtare, dhe ti nuk po e respekton. Nuk mundesh që çdo gjë të përket ty ta quash të ligjshme dhe çdo gjë që i përket tjetrit është e paligjshme. Është denigrim! Dhe kjo gjë ka kryer frustim të madh te opozita”, u shpreh Goci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco