Fox News: Lideri i opozitës së djathtë shqiptare sulmohet gjatë protestës kundër qeverisë

Fox News: Lideri i opozitës së djathtë shqiptare sulmohet gjatë protestës kundër qeverisë

19:11, 06/12/2022
A+ Aa A-

Qindra media të huaja po i bëjnë jehonë sulmit mbi kreun e opozitës shqiptare, gjatë tubimit antiqeveritar në Tiranë.

Rrjeti i madh televiziv amerikan, Fox News, raporton se kreu i opozitës së djathtë shqiptare u sulmua gjatë një proteste kundër qeverisë.

“Lideri i Partisë Demokratike të opozitës së djathtë u sulmua të martën gjatë një proteste antiqeveritare që po mbahej pranë samitit të liderëve të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar”.

“Sali Berisha, 78 vjeç, ish-president dhe ish-kryeministër, po udhëhiqte qindra protestues drejt zonës së samitit, i shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta, kur një person erdhi drejt tij dhe e goditi në fytyrë”, raporton Fox News.

Sipas këtij rrjeti, opozita po proteston pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion, por edhe për krizën e çmimeve dhe eksodin e të rinjve shqiptarë për një jetë më të mirë drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Fox News thekson se Berisha e akuzoi direkt Ramën për sulmin, duke thënë se ai donte të ndalonte opozitën që të mbante protestën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco