'Akt terrorist’/ Meta: Po hiqet vëmendja nga vjedhja qeveritare e 2.4 mld euro e ortakut të Ramës

'Akt terrorist’/ Meta: Po hiqet vëmendja nga vjedhja qeveritare e 2.4 mld euro e ortakut të Ramës

15:13, 02/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur sulm të paligjshëm dhe akt terrorist ndaj lirisë të mediave, aksionin e IKMT-së për prishjen e Prestige Resort.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht Qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.

Postimi i plotë:

Sulmi i paligjshëm dhe brutal i regjimit hajdut dhe skizofrenik kundër “Prestige Resort” është jo vetëm një akt terrorist ndaj lirisë të mediave por edhe një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht Qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.

Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit dhe skenat e krimit që janë tek inceneratorët, Porti i Durrësit, koncensionet korruptive, PPP-të dhe tenderat sekretë që po vjedhin pamëshirë shqiptarët çdo ditë.

Llogaridhënies para drejtësisë dhe popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco