Tensionet Serbi-Kosovë/ Saiti: S’mund të krijohet një Asociacion pa pasur siguri që do jenë një OJF

Tensionet Serbi-Kosovë/ Saiti: S’mund të krijohet një Asociacion pa pasur siguri që do jenë një OJF

15:02, 02/12/2022
A+ Aa A-

Gazmend Saiti, gazetar i Syri Tv, i ftuar sot në MCN Live komentoi ngjarjet e fundit Serbi -Kosovë.

Sipas Saitit, Beogradi kërkon që përmes Asociacionit të krijojë minishtet brenda Kosovës.

Ai theksoi se nuk mund të krijohet një Asociacion pa pasur siguri se ato do të funksionojnë si OJF.

"Në rastin e Asociacionit gjithë insistimi i serbëve është pavarësimi i institucioneve serbe brenda Kosovës. Duke pasur universitete, policie bashkiake, minishtet brenda një shteti. Janë 4-5 komuna serbe që mund të krijohen brenda territorit të Kosovës! Me vendim të gjykatës Kushtetuese të gjitha këto janë hedhur poshtë. S’mund të krijohet një Asociacion pa pasur siguri që ato do jenë një OJF. Duket qartë që këta insistojnë të bëjnë minishtete brenda Kosovës. Kjo veprimtari do jetë në dëm të Kosovës. Për mua një Asociacion është thjesht dërrmim i kushtetutës së Kosovës. Edhe veprimi i Escobarit është arbitrar, sepse nuk mund të thoshte një nga jashtë që Asociacioni duhet të formohet dhe do formohet. Ka një Kushtetutë Kosova. Rasti i Mitrovicës së Veriut është gjëja më konkrete se çfarë ndodh. Atje ka një Serbi të vogël brenda Kosovës, nuk respektohen as çështjet më anësore si targat. Llogriteni pastaj nëse merr indicje për të krijuar komuna në formë Asosacioni. Fuqia e Kosovës në këto komuna edhe sot që flasim është e vogël. Ata marrin paga të dyfishta, marrin informacione për të vepruar nga Serbia. Udhëhiqen direkt nga Vuiçiçi. Si mund të krijohet një Asociacion kur ne jemi të pafuqishëm kundrejt këtyre. Ata që janë të privilegjuar janë po serbët. Llogaritini tani, serbët me urdhër të Serbisë nisën të djegin makinat për targat. Imagjino të bëhet me ligj. Nuk e duan marrëveshjen në atë formë siç është. Vuçiçi e ka anuluar takimin për të ardhur në Shqipëri, e ka bërë për këto gjëra”, u shpreh Saiti.

Sipas tij, qartazi negociatorët e BE anojnë nga ana e Serbisë, ndërsa SHBA ka kërkuar një marrëveshje ku Kosova pranohet si shtet i pavarur nga Beogradi.

"Targat janë në kuadër të negociatorëve, jo në kuadër të Kryeministrit dhe Presidentit. Dy negociatorët e BE, Borrell tha se Vuçiç pranoi kërkesën e BE dhe Kurti nuk e pranoi. Qartazi duket që këta negociatorë kanë një anim nga ana e Serbisë. Presidenti Biden ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen, nëse Kosova pranohet nga Serbia si shtet. Të jetë një marrëveshje ku Kosova të ketë të drejta të barabarta me shtetet e tjera. Kur ndërkombëtarët ulen në tavolinën e diskutimeve duhet të hiqen prapashtesat, Kosova dhe Metohija...Marrëveshja arrihet kur dy shtetet shkojnë të barabarta para ndërkombëtarëve, shtet i pavarur Serbia, shtet i pavarur Kosova. Borrell është spanjoll, Lajçak është sllovak, të dy shtetet nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E gjithë pjesa e politikës së SHBA-ve ka qenë që Kosova duhet të ketë të drejta të barabarta. Çfarë shkaktoi deklarata e Borrellit? A ishte vetë Presidentja Osmani që e kritikoi deklaratën e tij, të njëjtën gjë bëri edhe z.Kurti", shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco