Do jem edhe unë në protestë më 6 dhjetor- IRIQI bisedon me Erion Braçen

Do jem edhe unë në protestë më 6 dhjetor- IRIQI bisedon me Erion Braçen

15:02, 02/12/2022
A+ Aa A-

Iriqi:- Këto ditë ke shkruar se do ndërrosh punë. Kërkon  më shumë ajër. Na e sqaro pak.

Braçe:- E thjeshtë. Do jem në protestë më 6 dhjetor. Veç atje ka liri dhe ajër.

Iriqi:- Në krahë të Berishës mo?

Braçe:- Po, atje. Sup më sup me legjendën.

Iriqi:- Po sikur ke bërtitur kaq e kaq vite që Berisha shkel të drejtat e njeriut?

Braçe:- Po bërtisja se ende nuk kisha provuar Ramën.

Iriqi:- Se ai sipas teje dogji gazeta.

Braçe:- Nuk kisha parë ruspat e Ramës andaj.

Iriqi:- Në parlament ke thënë plot herë që Berisha grabiste popullin.

Braçe:- Ngaqë nuk e mendoja dhe as e imagjinoja që Rama do ushqente me buxhet shokët e tij. Avulluan 8 miliardë euro deri tani. Kupton që Edi ua kaloi dhe hajdutëve të bankave.

Iriqi:- Të kujtohet kur buçisje për Lazaratin që mbillte drogë?

Braçe:- Do shkoj t’u kërkoj  falje atyre. Se tani jo vetëm në Shqipëri, por në botë mbjellim e shesim drogë. Nga hashashi kercyem te kokaina. U bëmë shtet bandit.

Iriqi:- Në një konferencë shtypi ke akuzuar Berishën se një km të Rrugës së Kombit e pagoi 8 milionë euro. Si ndjehesh tani?

Braçe:- Pu, pu, pu çfarë turpi më ze kur tani një km rrugë jo mes malesh, por mes Tiranës shkon deri 24 milionë euro.

Iriqi:- I kujtoj kritikat e tua për borxhin që kishte qeveria Berisha...

Braçe:- Aman mos më hap këtë kapitull se borxhi i Ramës na zbathi brekët. Jemi lakuriq fare.

Iriqi:- Atëhere të flasim për eksodin.

Braçe:- Unë them t’ia marrim një kënge.

Iriqi:- Këngë në prag të 6 dhjetorit?

Braçe:- Po, po. Ato vargje që i këndojnë labët.

Iriqi:- Cilat vargje?

Braçe:- O Sali, o vëlla.

             Kthehu, kthehu,

              Se bëmë shaka!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco