Sulmi ndaj 'Prestige Resort'/ Berisha: Duhet të reagojnë BE dhe SHBA

Sulmi ndaj 'Prestige Resort'/ Berisha: Duhet të reagojnë BE dhe SHBA

12:50, 02/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se sulmi ndaj Prestige Resort vjen në kundërshtim me ligjin, pasi ndërtimi është i ligjshëm.

Berisha tha se ndërkombëtarët duhet të reagojnë ndaj këtij sulmi të rëndë.

“Sulmi ndaj Prestige Resort bëhet nga një armik i medias së lirë. Bëhet në prag të një samiti, i cili për definicion duhet të rrezatojë vlera evropiane. Bëhet kjo ditën e vizitës së presidentit gjerman.

Urrejtja e këtij njeriu, nuk kufizohet me asgjë. Ky udhëhiqet nga fakultetet mendore më primitive të njeriut. Nuk kam shkelur kurrë në atë resort, janë zhgërryer dhe kanë festuar dhjetëra e dhjetëra herë. Edi Rama me gjithë suitën e tij.

Por kjo që ndodh është një nga aktet më të shëmtuara nga një autokrat, nga një Lukashenko i vërtetë. Edhe ai nuk do sillej në këtë mënyrë.

Thirrja ime për të gjithë liderët e BE, për KE, për Kongresin e SHBA dhe qeverinë e SHBA, të ndalin çfarë po ndodh në Shqipëri,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco