VIDEO/ Takimi i Berishës në njësinë 5, Mehdi Malkaj: Duhet të jemi të gjithë në këmbë

20:07, 30/11/2022
A+ Aa A-

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i pranishëm në takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me anëtarët e degës numër 5 të PD-së, ka bërë thirrje që të gjithë të jemi në këmbë.

Në fjalën e tij të shkurtër, aktori u shpreh se nuk ka rrugë tjetër, për të marrë atë që na ka humbur.

Mehdi Malkaj:

Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë.

I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua!

Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë.

Atëherë ne duhet të jemi në këmbë. Nuk ka rrugë tjetër doktor, të jemi në këmbë të fitojmë atë që na ka humbur, dëshira, personaliteti, na ka humbur emri, na ka humbur atdheu, na iku deti se zë në gojë njeri. 12 milje i zë kush në gojë gjëkundi.

Jo, e të tjera e të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco