Mustafa: Rënia e partisë s'ka ndodhur nga Agim Veliu! S'krahasohet me Rakiç, Kurti s'shkarkoi asnjë serb

21:44, 28/11/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetari i LDK, Isa Mustafa, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ tha se rënia e partisë në 13 për qind nuk ka ndodhur prej Agim Veliut i cili u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm.

Peka: Të kthemi pak në kohë, në intervistën e fundit që keni dhënë si kryetar i LDK, ju kam pyetur se a mendoni se rrëzimi i qeverisë Kurtit në kohë pandemia me argumentin e Agim Veliun i bëri nderë Kurtit që të konsumohej në këtë krizë, por e viktimizuat që ai të kthehet me 50% i vetëm, koha më dha të drejtë, sot pas kësaj kohe Mustafa a mendon se faktikisht duhet ta linit Kurtin të konsumohej dhe mos ta rrëzonit qeverinë për një ministër të brendshme që sot votuesit e LDK nuk e kanë votuar të jetë pjesë e parlamentit.

Mustafa: Këto janë dy çështje, unë atëherë kam dashtë por edhe sot do të veproja si atëherë që të mbroja dinjitetin e partinë time, sepse asnjë nuk mund ta rrëzojë një ministër pa marrëveshje mes dy partive, gjë që e nënshkroi edhe Kurti, por edhe problemet me marrëdhëniet e qeverisë me SHBA-në

Peka: Jam dakord me ju, shumë i rëndësishëm dinjiteti i një force politike dhe kryetari i saj duhet ta ruajë, por cili është cenim më i madh dinjitet i një force politike, largimi nga qeverisje në një mënyrë të njëanshme të ministrit nga aleati apo rënia e LDK në 13% sepse në politikë bëhet një analizë e pasojave që merr edhe nëse janë të dinjitetshme.

Mustafa: Unë nuk pajtohem se rënia e LDK në 13% ka ndodhur nga Agim Veliu, por edhe rrëzimi i qeverisë Kurti na solli në këtë pikë sepse ne e kemi rrëzuar qeverinë por i kemi lënë ministrat të punojnë deri në fund, unë e kam informuar Kurtin që nëse ne nuk mund të arrijmë një marrëveshje me SHBA sa i përket taksës ne në moment që përfund kriza e pandemisë do të tërhiqemi nga ajo qeveri.

Peka: Zoti Mustafa në kohët që të ju negocionit me Kurtin për të mbrojtur qeverinë, ai është shprehur se diskutimet i kam shumë racionale me profesorin ashtu si ju drejtohej ai ju në atë kohë, por unë ministra të cilat nuk do ti binden kryeministrit por presidentit unë do ti heq në një mënyrë të njëanshme nga qeveria, në fakt ai parashikonte se kjo do ti ndodhte me Agim Veliun, me të vërtetë që kishit një marrëveshje të shkruar por për çdo gazetar që është marrë me veprimtari politike në Kosovë e ka të qartë se Veliu më shumë i bindej dhe drejtohej nga Thaçi sesa i bindej Kurtit.

Mustafa: Unë mendoj që është vlerësim subjektiv sepse atë që ka thënë Veliu në mbledhjen e atij komisioni për siguri do të thotë ajo që kam thënë unë dy ditë më parë. Veliu nuk e ka thënë asgjë që nuk e kam thënë unë si kryetar i partisë dhe ndoshta do të ishte mirë që të shpallej një gjendje e jashtëzakonshme në atë periudhe, në mënyrë që të mobilizohen me potencialin që kemi kundër pandemisë. Kurrë gjë tjetër s’ka thënë. Parimet që zoti Kurti ka shprehur tej ju këtu në intervistë janë parimet të cilat ai nuk i ka zbatuar më vonë. Pse këto parime ai nuk i zbatoi në zotin Rakiç, me ministrin nga komuniteti serb, i cili jo vetëm që ka kundërshtuar, por ka qëndruar haptas kundër qeverisë dhe Kurti nuk ka marrë asnjëherë guxim që atë ta shkarkojë nga opozita e ministrit. Çfarë ka bërë Agim Veliu me Rakiçin? Mua më vjen keq që i krahasoj, mirëpo Agim Veliu ka folur si mund të shkarkohet një ministror për shkak të një qëndrimi verbal.

Peka: A e dini se po gjykoni në dy standarde. Pak më pare po thonit që me serbët duhet të tregohemi pak më elegant për shkak të radikalizmit të tyre. Dhe ju e dini që një ministër shqiptar e shkarkon për gjënë më të vogël sesa një ministër serb. A po flisnit për nevojën e përfshirjes së serbëve në institucione? Është e qartë që në raport me ministrat serb jeni i kushtëzuar prej kësaj. Tani ose nuk duhet të jesh i kushtëzuar dhe të zbatosh çdo marrëveshje që ata kanë firmosur pavarësisht hapave radikalë që ata kaë marrë, ose duhet të jesh elegant me ta për hir të mosbraktisjeve të institucioneve.

Mustafa: Unë jam munduar të jem elegant. Unë e kam shkarkuar ministrin Jabllanoviç në vitin 2015, e kam thirr dhe i kam thënë, a po jep dorëheqjen sepse klima është e tillë dhe ty nuk durojnë të vazhdosh edhe më tutje si ministër për shkak të deklaratave që ke dhënë ndaj nënave.

Peka: Cili ishte reagimi serb?

Mustafa: Më thanë që do të ketë reagime, por nuk pat. Caktova një ministër tjetër dhe e kam shkarkuar edhe ministrin tjetër pas tij për shkak të deklaratave që kanë dhënë në komuna në veri të vendit. Aty ka pas disa kërcënime të vogla se ‘ne do dalim’ por nuk kanë dalë. Do të ishte shkarkuar edhe zoti Rakiç po të kishte një qëndrim të tillë edhe zoti Kurti, por nuk e ka bërë. Për mua është totalisht e papranueshme që të shkarkoj për një deklarim verbal një ministër shqiptar e mos të shkarkoj një ministër serb për kundërshtim të vendimeve dhe veprimeve të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco