Berisha: Duhet një stendë e zezë për antikombëtarët si Rama e Hoxha

Berisha: Duhet një stendë e zezë për antikombëtarët si Rama e Hoxha

09:59, 27/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.

Vizita tregonte historikun e dy parlamenteve, ndërkohë që Berisha përcolli edhe një tjetër mesazh.

“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuqiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.

“Historinë duhet ta shohim siç është, me gjithë dritëhijet,” theksoi Berisha.

Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco