Tedi Blushi nga Korça: Do të fitojmë për qytetarët, PL do t'u shërbejë atyre me përulësi

Tedi Blushi nga Korça: Do të fitojmë për qytetarët, PL do t'u shërbejë atyre me përulësi

19:39, 25/11/2022
A+ Aa A-

Partia e Lirisë zhvilloi në Korçë takime me qytetarët dhe rininë e qytetit. 

Në këto takime morën pjesë kryetari i PL, Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi e përfaqësues të tjerë. 

Pas takimeve të zhvilluara, Blushi ka shkruar në Facebook se PL është mirëpritur nga qytetarët e Korçës. 

Ai thekson se PL do të fitojë dhe do t'u shërbejë qytetarëve me përulësi. 

Postimi
Kur të do K [❤️] RÇA, të do e gjithë Shqipëria!
Mirënjohje dhe falenderim i veçantë [🙏] për pritjen e djeshme shumë të ngrohtë të qindra të rejave dhe të rinjve, për pjesëmarrjen masive, entuziazmin, energjinë pozitive dhe mbështetjen për Partinë e Lirisë. Ne do të fitojmë për ta, për të gjithë qytetarët dhe familjet korçare, për t'u shërbyer me përulësi, për t'i thënë K [❤️] RÇËS shkëlqimin e merituar, si model qytetarie, simbol të dijes, kulturës, artit dhe lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco