VIDEO/ BE anuloi grantin, ambasadorja: Sa herë të ndryshohen kushtet e investimit, kështu do veprohet

17:51, 25/11/2022
A+ Aa A-

Gjatë një vizite në Shkodër, ku ka vizituar zonat e përmbytura, ambasadorja e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Christine Hohmann, foli edhe për anulimin e grantit prej 28 mln eurosh për Portin e Durrësit.

‘Është një përgjigje shumë e thjeshtë si ajo që dhamë disa ditë më parë. Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, pra ndryshim të dhënies së granteve për investimin, atëherë kjo anulohet.

Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku do të jenë investimet për t’u bërë’, tha ajo.

Diplomatja vizitoi nga afër zonat e përmbytura në Shkodër, ndërsa tha se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në gjetjen e një zgjidhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco