SYRI TV/ Pedagogët në protestë para Parlamentit: Kemi 70% të kërkesave të paplotësuara

SYRI TV/ Pedagogët në protestë para Parlamentit: Kemi 70% të kërkesave të paplotësuara

15:43, 24/11/2022
A+ Aa A-

Teksa në paralament po diskutohej për buxhetin e vitit 2023, paralelisht pedagogët kanë protestuar, me fokus në kërkesat e tyre me karakter ekonomik.

Sipas tyre buxheti 3% për arsimin në Shqipëri, është krejtësisht i pamjaftueshëm dhe më i ulëti krahasuar me vendet e rajonit. 

Pedagogët e universiteteve publike mbajnë qëndrim kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit, për krijimin e institucioneve të arsimit të lartë publike të pavarura.

Pedagogët paralajmërojnë protesta të tjera në vijim deri në bojkot të sezonit të provimeve nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco