VIDEO-KAFE SHQETO/ Gazetarja: Përgjimi për 'Taulantin' doli për shkak të telefonatës me Ardian Çapjan!

VIDEO-KAFE SHQETO/ Gazetarja: Përgjimi për 'Taulantin' doli për shkak të telefonatës me Ardian Çapjan!

13:18, 24/11/2022
A+ Aa A-

“Ardian Çapja në seancë deklaroi se në përgjim për ngjarjen e 3 shkurtit 2016 ka qenë edhe një politikan. Sipas Çapjas, përgjimet e politikanit janë asgjesuar me vendim gjykate. Ai kërkoi nga SPAK të zbardhë vrasjen e avokatit Ravik Gurra, se aty do të zbulonte “thesare”. Politika në Elbasan sipas tij ishte e lidhur me krimin.

"Pikëpyetja e madhe që ngrihet është: Kush ishte politikani dhe pse i ka ofruar ndihmë Çapjas, pas ngjarjes së 2016? Kush fshihet pas vrasjes së avokatit Gurra?!"

(Shënim i gazetares Glidona Daci në rrjetet sociale)

Një dritë e beftë, e shpejtë dhe shumë e shkurtër, ndriçoi këto ditë si blic një nga lidhjet e fshehta të Qeverisë me bandat kriminale dhe sidomos, me njërën prej atyre që operon në njërin nga qarqet më të mëdha të vendit, atë të Elbasanit. Ishte deklarata e fortë e Ardian Çapjes për një politikan me emrin Taulant, gjatë një seance gjyqësore, deklaratë e njeriut të përfshirë në një rrjet krimi e vrasjesh të pazbardhura, përfshirë edhe të avokatit të tij, Ravik Gurrës.

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, foli pikërisht për këtë temë  dhe këtë personazh misterioz, të cilit Çapja nuk ia dha mbiemrin.

Flavio: Ka dhe raste që skenari del nga kontrolli, Glediona...

Glediona Daci: Deklaratat e Ardian Çapjes atë ditë në seancë kur u mor në pyetje nga avokatët e tij ishin bombastike në të gjitha drejtimet dhe në të gjitha anët, përpos faktit që ai përmendi një politikan me emrin Taulant, që sipas tij ka qenë i përgjuar pas ngjarjes së ndodhur më 3 shkurt të 2016-ës tek hotel Univers, ku u godit me antitank dhe Ardian Çapja humbi vëllanë, nipin dhe një person tjetër të afërm. Duhet theksuar se ai theksoi edhe një tjetër detaj që gjithë politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Ai të paktën hodhi dyshime për të gjithë përfaqësuesit e të gjitha palëve politike që në qytetin e Elbasanit janë të përfshira dhe të lidhura me bandat që veprojnë në qytetin e Elbasanit; disa prej duhet thënë se janë zhbërë, sepse grupi i Çapjas është goditur, grupi i Agron Alibeajt është goditur, grupi i Suel Çelës u godit pas deklarimeve të Nuredin Dumanit edhe pse vetë Suel Çela nuk është kapur. Për sa për sa i përket grupit të Hajredin Çopjas, ai vepron në Dubai. Pjesa më e madhe të paktën, drejtuesit e grupit janë në Dubai dhe nuk ndodhen në Shqipëri e normalisht, kanë thjesht ushtarët në qytetin e Elbasanit apo në vende të tjera të BE-së ku merren me trafikun e lëndëve narkotike apo dhe ekzekutime të kundërshtarëve e të rivalëve.

Flavio: Tek Ardian Çapja, le të qëndrojmë tek lidhjet e këtyre organizatave kaq të strukturuara kriminale me politikën…

Glidona Daci: Deklarata e tij ishte shumë e qartë. Politika në qytetin e Elbasanit është e lidhur me krimin. Ky ishte momenti kur Ardian Çapja “po ngacmohej” nga prokurori për të zbuluar motivin dhe për ta lidhur atë me ngjarjen e 2012-ës kur u vra Gentian Beqiri. Në nerva e sipër, në diskutim e sipër, ai bëri dhe deklaratat ku theksoi që politika në qytetin e Elbasanit është e lidhur me krimin. Në këtë rast nuk e ndau, nuk ndau as të majtë dhe as të djathtë, ai tha “politika”! “Kam pasur kontakte me të gjitha forcat politike” dhe normalisht, në momentin që Ardian Çapja, të paktën sipas tij është një biznesmen dhe gjithashtu edhe në këto momente që ne flasim është një i dyshuar nga ana e prokurorisë, deklaratat ishin të forta dhe mendoj se janë më shumë presion për politikën, që do të thotë “unë di gjithçka” për t’u ndalur tek një detaj: Asgjesimi i përgjimeve është bërë në shkurt të 2016-ës, është bërë vetëm disa ditë pas ngjarjes tek hotel Universi, që do të thotë se prokurori Kreshnik Ajazi nuk ka qenë në atë kohë në qytetin e Elbasanit, por në qytetin e Tiranës dhe është një tjetër prokurori që ka kërkuar të asgjesohet përgjimi. Përgjimi për shtetasin “Taulant” – nuk po ia bëj të ditur emrin për momentin – përgjimi për shtetasin Taulant ka dalë për shkak të telefonatës që ka bërë me Ardian Çapjan dhe Ardiani e tha dhe vetë në seancë gjyqësore.

Ola: Megjithatë z. Çapja ka kërkuar të zbardhet edhe vrasja e avokatit të tij, të z. Gurra, e ka thënë ndër të tjera se “do të gjeni një thesar”. E ka fjalën për emra politikanësh apo një sërë vrasjesh të ndodhura?

Glediona Daci: Vrasja e Ravik Gurrës ka pasur gjithmonë shumë pikëpyetje, shumë dritëhije, gazetarët e kronikës kanë bërë debate të ashpra, kanë kërkuar informacione, prandaj prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën dhe e dorëzoi dosjen në SPAK, pasi ka dyshime që pas vrasjes së avokatit fshihet një grup i strukturuar kriminal dhe i mirëorganizuar.

Ardian Çapja insiston sepse Ravik Gurra ka qenë avokati i tij ndër vite, Ravik Gurra i di dhe ka pasur informacione për shumë personazhe, qoftë të botës së krimit po qoftë dhe të politikës në qytetin e  Elbasanit dhe për këtë arsye ai i kërkonte prokurorit Behar Dibra dhe me insistim që duhet të zbardhësh vrasjen e Ravik Gurrës për t’u zbuluar “thesare”, ne mënyrë që të dalë dhe të zbulohen të gjithë personazhet, qoftë të botës së krimit që deri në këto momente kanë qEnë paprekshëm në qytetin e Elbasanit apo qoftë dhe personazhe të politikës. Se ai nënkuptoi duke thënë “thesare”, nënkuptoi që do të dalin shumë personazhe, do të zbardhen dhe ngjarje të tjera kriminale. Të paktën në informacionet që ne kemi, Ravik Gurra nuk u vra për motive se ishte i përfshirë në krim të organizuar.

Ravik Gurra u vra për të dëmtuar, për të dëmtuar Ardian Çapjen, sepse Ravik Gurra ishte personazhi dhe avokati që e mbronte Ardian Çapjen në çdo proces gjyqësor, qoftë në qytetin e Elbasanit, qoftë te Krimet e Rënda dhe grupi rival kërkonte të godiste Ardian Çapjen. Po si?! Tre atentate iu bënë dhe nuk e ekzekutuan dot. I vetmi moment që ata e gjetën (le të themi pas goditjes që bëri Ardian Çapja në drejtim të grupit rival, ku u plagos një person) ata nuk e gjetën dot Ardian Çapjan në atë moment dhe shkuan e vranë avokatin...

Ndiqeni intervistën e plotë me gazetaren Glidon Daci në vijim/ar.sh/SYRI.NET

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco