Rama nuk tërhiqet as pas goditjes nga BE: Mezi e pres marrëveshjen për portin, opozita është si gjiriz

Rama nuk tërhiqet as pas goditjes nga BE: Mezi e pres marrëveshjen për portin, opozita është si gjiriz

12:52, 24/11/2022
A+ Aa A-

Edhe pse në prag të seancës së Kuvendit, ku do miratohet marrëveshja e Portit të Durrësit, Bashkimi Europian dha një sinjal se është kundër, kryeministri Edi Rama nuk shfaqi shenja tërheqjeje.

Ai tha se Porti i Durrësit është si në mesjetë. Rama tha se është krenar për marrëveshjen, ndërsa tha se mezi e pret miratimin e saj.

“Një port si në mesjetë, ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkura dhe ku kalben mjetet lundruese, ku shtrihen mijëra metra katrorë ferra dhe ndryshqe, kur ju dëgjon ju dhe shikon këto pamje e kupton pse jemi të shqetësuar. Ju jeni fiks si këto”, u shpreh ndër të tjera Rama.

“Personalisht, jo vetëm si kryeministër, por edhe si deputeti i Durrësit me shumë padurim dhe me gëzim po numëroj orët derisa të votohet për këtë marrëveshje për investimin më të madh të huaj në historinë e vendit tonë,” tha Rama.

Si zakonisht, Rama sulmoi me fyerje dhe ofendime opozitën

“Do të jetë një motor ekonomik me një kontribut 8 miliardë euro në PBB, ndërkohë që do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, vlerën e gjithë hoteleve në bregdetin e Durrësit. O burrani, shkruan Dielli për ju, le t’i frymë zjarrit o burrani, fryjini zjarrit, sillni vajgur. Do të kemi dimër të ashpër dhe po t’i vëmë zjarrin vendit, do ngrohemi. Është i garantuar imuniteti i pronës publike nga çdo lloj mundësie hipotetike cenimi. Kontrata parashikon se në rast moszbatimi nga investitori, shkohet deri në marrjen e gjithçkaje që ai ka bërë deri atëherë. Këto janë vetëm disa nga detajet e panumërta të një kontrate, për të cilën jemi krenarë që ia sjellim këtij Kuvendi. Do të kemi rast dhe kohë fatmirësisht pa limit që t’i përballim dokrrat e hinit siç i ka quajtur Gjergj Fishta.

Çfarë sysh do hapni ju, nuk ju lë mallkimi që keni mision. Ju më dini si veten dhe nuk ju vë faj, dhe pse e kam të vështirë të gjej paqen, nuk ju vë faj. Si mund ta dini që njeriu është ndryshe nga ju që jeni mëkuar nga Napoleoni i gjirizeve? Si luftoni për të dalë ju o trima, që kur shkulni gozhdën, ju ngelet vrima”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco