Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Do vijë në Kuvend e do na çudisë’ Vasili: Ju flet Radio Rama! Një thes me gënjeshtra për Portin e Durrësit

‘Do vijë në Kuvend e do na çudisë’ Vasili: Ju flet Radio Rama! Një thes me gënjeshtra për Portin e Durrësit

12:38, 19/11/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në postimin e tij ka prekur sërish çështjen më të nxehtë të momentin, Portin e Durrësit.

Vasili shkruan se të enjten kryeministri Edi Rama i cili është shprehur se do të diskutojë mbi këtë çështje në Parlament, do të vazhdojë sërish me gënjeshtrat e tij.

Deputeti i PL-së shton më tej se skenari i ditës së enjte përmban tre pika te tjera të rendit të ditës për prezantimin nga qeveria e Paketës së Re qeveritare, duke shkruar:

"Gënjeshtra Made in Rama": Rrëfim për protestuesit në Algjeri në kohën e Pandemisë, që Rama i shndërroi në shpërndarje nga policia me dhunë në Spanjë.

2.Rrëfim nga Rama për burgun imagjinar për energjinë në Zvicër si një gënjeshter madhështore made in Rama.

3.Rrëfim se si Rama e bëri pasurinë e kartelit meksikan të drogës në Sinaloa më të madhe se GDP e Gjermanisë megjithëse ishte 1200 herë më e vogël.

Vasili e mbyll postimin e tij duke u shprehur se Porti i Durrësit është aferë e përbindshme dhe s’ka gënjeshtër të Edi Ramës, që e shfajëson dot këtë përveçse e rëndon shumë më keq.

Postimi i plotë i Vasilit:

Ju flet Radio Rama; të enjten në ora 10.00 do të trasmetojmë emisionin: " Një thes me gënjeshtra për Portin e Durresit. Skenari, Regjia dhe Skenografia Edi Rama dora vetë. Ju ftojmë të mos na ndiqni".

Rama ka bërë ciu ciu prap për Portin e Durrësit dhe ka thënë që do vijë në Kuvend e do na çudisë.

Po çdo na çudise më?

Ja ka arritur për se mbari të na çudise me Manhattanin e Zagrebit [🤣] [🤣] [🤣]

Të enjten Rama do tregojë përrallat me Manhattanin e Alabbarit në Zagreb, e mirëpresim gënjeshtarin!

Skenari i të enjtes përmban edhe tre pika të tjera të rendit të ditës për prezantimin nga qeveria e Paketës së re Qeveritare:

"Gënjeshtra Made in Rama" :

1.Rrëfim per protestuesit në Algjeri në kohen e Pandemisë, që Rama i shndërroi në shpërndarje nga policia me dhunë në Spanjë.

2.Rrëfim nga Rama për burgun imagjinar për energjinë në Zvicër si një gënjeshtër madhështore made in Rama.

3.Rrëfim se si Rama e bëri pasurinë e kartelit meksikan të drogës në Sinaloa më të madhe se GDP e Gjermanisë megjithëse ishte 1200 herë më e vogël.

Të enjten largojini fëmijët nga ekrani sepse do të hapet puseta e gënjeshtrave dhe është krim të infektohen me virusin e gënjeshtrës 'Made in Rama.'

P.S. Porti i Durrësit është aferë e përbindshme dhe s'ka gënjeshtër të Edi Ramës, që e shfajson dot këtë përveçse e rëndon keq e shumë më keq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco