Manjani: Rama-Basha aleancë faktike në parlament, ndaj kësaj dyshe protestojnë shqiptarët

21:46, 15/11/2022
A+ Aa A-

Sipas Ylli Manjanit, protesta e shqiptarëve sot për sot është kundër dyshes Rama-Basha. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Rama dhe Basha kanë një aleancë faktike në parlament, pasi ata i kanë zgjedhur shumicën e deputetëve, që votojnë çdo gjë që shkon atje.

‘Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë këtë parlament që kemi ne sot, një parlament i cili voton çdo gjë’, tha Manjani në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV.

‘Për fat të keq, parlamenti është i përbërë nga dy persona, nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Janë dy persona të cilët janë arsyeja se pse protestojnë njerëzit sot. Nëse ka një arsye se pse duhet protestuar është se kjo aleancë mund të mos jetë e shkruar dhe e negociuar, por është një aleancë faktike.

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë këtë parlament që kemi ne sot, një parlament i cili voton çdo gjë. Voton çfarë ti dojë qejfi, kontrata koncesione, ligje spiunësh, muhabete nga lojërat e kalamajve, hajde lozim shpiash. I votojnë këta pa problem fare, nuk kanë asnjë lloj logjike dhe filtri.

Këta kanë marrë një mandat dhe e kanë mirë me Yuri Kim dhe i fryn ajo, dhe u thotë ju jeni lidera tani. Por lidera pa vota nuk ka.

Çfarë kuptimi ka sot roli politik i Enkelejd Alibeajt? Zero me xhufkë sepse ai mendon se atë mandat ja kanë dhënë hyjnia, Perëndia nuk ja ka dhënë Partia Demokratike. Kjo është mosmirënjohje.

Protesta e shqiptarëve është për qeverinë e Shqipërisë’, deklaroi Ylli Manjani në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco