Tedi Blushi: Qeveria me dy standarde, amnistohen pallatet, ndërsa poetja dënohet për rindërtimin e shtëpisë

Tedi Blushi: Qeveria me dy standarde, amnistohen pallatet, ndërsa poetja dënohet për rindërtimin e shtëpisë

21:39, 15/11/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas dënimit që gjykata i ka dhënë poetes për rindërtimit të shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti.

Blushi është shprehur se , kur klientët e Qeverisë amnistohen për kate, pallate dhe kulla pa leje ky është krimi i radhës i shëmtuar i shtetit me dy standarde të Edi Ramës.

Postimi i Blushit:

Dënimi i poetes së mirënjohur Mimoza Ahmeti për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, kur klientët e Qeverisë amnistohen për kate, pallate dhe kulla pa leje është krimi i radhës i shëmtuar i shtetit me dy standarde të Edi Ramës.

Zelli i drejtësisë së "Rilindjes" për të goditur pa mëshirë intelektualët e më të dobëtit, por jo oligarkët dhe krimin që pastrojnë paratë me monstrat e betonit është në fakt modeli qeverisës shtypës që ka instaluar Edi Rama!

Mesazhi i qindra mijëra shqiptarëve në 12 Nëntor ishte i qartë: Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të qytetarëve të lirë! Triumfi është i sigurtë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco